Ministri i Pushtetit dhe i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi po merr pjesë në takimin regjional evropian të Partneritetit për Qeverisje të Hapur (OGP), ndërsa ka theksuar se Kosova ka plotësuar kushtet për të qenë pjesë e OGP-së.
Krasniqi në një postim në Facebook shkruan se rruga e Kosovës për në OGP është sa e nevojshme aq edhe e natyrshme.
Lexoni të plotë postimin e ministrit:
I nderuar të jem pjesë e takimit regjional evropian të OGP-së, ku do të kem mundësi të përfaqësoj Republikën e Kosovës dhe të prezantoj në takime të rëndësishme me ministra, anëtarë të shoqërisë civile dhe bizneseve arsyet se pse Republika jonë ka përmbushur kriteret dhe ka plotësuar kushtet për të qenë pjesë e OGP-së.
Partneriteti për Qeverisje të Hapur (The Open Government Partnership), është bazuar në idenë e qeverisjes së hapur, transparente dhe llogaridhënëse.
Ne, si qeveri dhe ministri jemi bazuar pikërisht mbi këto ide për të qeverisur gjatë mandatit tonë, andaj rruga jonë për në OGP është sa e nevojshme aq edhe e natyrshme.