Site icon Telegrafi

Ministri Krasniqi merr pjesë në Forumin Global të Ushqimit dhe Bujqësisë në Berlin

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi ka udhëtuar sot për në Gjermani, ku me ftesë të Ministrit të Ushqimit dhe Bujqësisë të Gjermanisë, Christian Schmidt, do të marrë pjesë në Forumin Global për Ushqim dhe Bujqësi që mbahet në Berlin.

Në këtë forum marrin pjesë ministra të sektorit nga vende të ndryshme të botës, por edhe personalitete të tjera që merren me sektorin e bujqësisë.

Ministri Krasniqi po ashtu do të marrë pjesë në Samitin e 7-të të Ministrave të Bujqësisë që mbahet të shtunën në Berlin, e ku do të marrin pjesë ministra nga vende të ndryshme.

Përveç këtyre, ministri Krasniqi do të jetë prezent edhe në hapjen e ngjarjes më të rëndësishme për bujqësinë dhe ambientin, “Java e Gjelbër Ndërkombëtare”, që po ashtu mbahet në Berlin. /Telegrafi/

Exit mobile version