Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi dhe zv/Ministri i Ekonomisë Getoar Mjeku vizituan Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit ‘Hidrodrini’ në Pejë.
Në cilësinë e aksionarit, zyrtarët e lartë të kabinetit qeveritar zhvilluan takim me përbërjen e re të Bordit të Drejtorëve të Kompanisë si dhe me Kryeshefin Ekzekutiv ing. Agron Tigani.
Në takim është diskutuar mbi të arriturat dhe sfidat e kompanisë, me theks të veçantë mbi planet dhe strategjinë 2023.
Takimi ka pasur karakter njohës dhe informativ, thuhet tutje në njoftimin e kompanisë Rajonale të Ujësjellësit ‘Hidrodrini’ në Pejë./Telegrafi/