Në emisionin “Rubikon” të KTV-së, kanë shpërthyer akuzat në mes të nënkryetarit të PDK-së , njëherësh ministër i Bujqësisë, Memli Krasniqit dhe analistit politik dhe gazetarit, Arben Ahmetit.
Ahmeti përderisa ka qenë duke drejtuar akuza ndaj PDK-së, ka reaguar ministri Krasniqi duke i thënë se: “sa dhimbjet i paske shko te mjeku”, transmeton Telegrafi.
Ndërkaq Ahmeti i është kundërpërgjigjur duke i thënë: “në Shkup apo”.
Mirëpo ministri Krasniqi i është drejtuar duke i thënë se të preferoj në QKUK.
“Ku të duash të kisha preferuar të shkosh në QKUK ndoshta e ki ndonjë dajë aty”, u shpreh Krasniqi./Telegrafi/