Ministri i ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës, Lubomir Mariq, ka folur për vizitën në Kosovë të kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiq, që pritet të ndodhë nesër.
Ai ka thënë se Qeveria e Serbisë është adresa që garanton qëndrimin e serbëve në Kosovë, transmeton Koha.net.
Mariq ka thënë se mbështetja e serbëve në Kosovë nga Qeveria e Serbisë nuk ka rënë asnjë milimetër, por vetëm që është më e madhe e më e fortë. Sipas tij, Qeveria e Serbisë “vetëm që është më e pranishme në terren”.
“Thjeshtë, ky është mesazhi që universitetet dhe qendrat tona shëndetësore, bashkë me bizneset e tjera si Trepça, me punëtorë e minatorë të ndihen si çdo qytetar tjetër në pjesën e Serbisë qendrore”, ka thënë Mariq.