Site icon Telegrafi

Ministri Konjufca priti ambasadorin Sakar, konfirmohen raportet e mira me Turqinë

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, të mërkurën ka pritur në takim ambasadorin e Republikës së Turqisë në Prishtinë, Çağrı Sakar.

Në takimin e parë në mes të ministrit Konjufca dhe ambasadorit Sakar është biseduar për raportet e shkëlqyera midis dy vendeve dhe popujve, për lidhjet historike dhe sociale, si dhe nevojën e bashkëpunimit të mëtutjeshëm ekonomik e kulturor.

Shefi i diplomacisë kosovare, Konjufca, falënderoi ambasadorin turk Sakar për përkrahjen e Republikës së Turqisë në të gjitha segmentet ndërkombëtare dhe bilaterale me interes për Republikën e Kosovës.


Nga ana e tij, ambasadori Sakar ia përcolli ministrit Konjufca letrën miqësore të dërguar nga shefi i diplomacisë turke, Mevlüt Çavuşoğlu, me dëshirën e sinqertë të vazhdimit të bashkëpunimit Turqi – Kosovë./Telegrafi/

Exit mobile version