Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka thënë se klubi duhet ta bisedojë largimin nga La Liga nëse Katalunia merr pavarësinë nga Spanja.
Katalunasit kanë votuar të dielën në referendum për pavarësi, ku nuk mungoi dhuna, ndërsa ndeshja Barcelona – Las Palmas e fituar 3-0 nga katalunasit u zhvillua pa tifozë.
“Kjo situatë nuk ekziston deri më tani”.
“Por sa i përket gjërave që mund të ndodhin në të ardhmen, është diçka që do të diskutojë bordi i drejtorëve. Do të ishte diçka për të analizuar me qetësi”.
“Nëse ne e diskutojmë intensivisht këtë temë, atëherë me siguri do të gjejmë zgjidhjen më të mirë. Por nëse kjo [pavarësia] ndodh, do ta shohim në bordin e drejtorëve”.
Në anën tjetër ministri për sport, Gerard Figueras, kishte thënë se Barca mund të luajë në Ligën Premier, pasi aty luan edhe Swansea City.
“Në rast pavarësie, skuadrat katalunase në La Liga – Barcelona, Espanyol dhe Girona – do t’ju duhet që ta vendosin se ku do të luajnë: Në Ligës e Spanjës, apo në shtetet fqinje si Italia, Franca ose Liga Premier”.
“Në Spanjë ka skuadra që nga shtet tjera luajnë: sikurse që janë klubet nga Andorra në basketboll dhe futboll”.
“Monaco luan në Francë, në Angli luajnë skuadrat nga Uellsi. Nuk besoj që as UEFA e sheh si problem këtë”, ka thënë Figueras.
Barcelona janë 24 herë kampin të Spanjës, nëntë herë më pak se Real Madridi që e ka fituar kampionatin 33 herë. /Telegrafi/