Site icon Telegrafi

Ministri kapet duke u fshehur nën shtratin mbretëror

Mswati III (42 vjeç) largoi nga detyra ministrin e drejtësisë në fillim të gushtit pasi mësoi se ai kishte filluar një aferë dashurie me bashkëshorten e tij 22 vjeçare, gruan e 12-të me radhë, ish- missin Nothando Dube.

Fotografitë e ministrit të kapur në flagrancë ka kohë që po qarkullojnë nëpër internet, shkruan Daily Mail, duke cituar një burim anonim i cili thotë se mbretëresha vishej si ushtar, ikte nga pallati mbretëror dhe takohej me dashnorin e saj, i cili përndryshe është shok i fëmijërisë i Mbretit.

Policia u fut në hotelin ku dashnorët takoheshin rregullisht dhe e gjetën ministrin të fshehur nën krevatin e mbretëreshës. Mamba ndërkohë dha dorëheqje dhe gjendet në paraburgim.

Besohet se mbretëresha Dube do ta kalojë pjesën tjetër të jetës në arrest shtëpiak te prindërit, prej të cilëve ndoshta mbreti do të kërkojë që t’ia kthejë një kope lopësh si dëmshpërblim për tradhtinë bashkëshortore të bijës së tyre.

Mswati, i cili ka 23 fëmijë, është sunduesi i fundit absolut në Afrikë. Ai është i njohur edhe për stilin ekstravagant të jetës, kurse shumica e banorëve të shtetit të tij jetojnë në varfëri ekstreme. /Telegrafi/

Exit mobile version