Telegrafi

Ministri Jolevski në Panairin për teknologji mbrojtëse në Split

Delegacioni i Ministrisë së Mbrojtjes i kryesuar nga ministri Zoran Jolevski prej sot do të marrë pjesë në Panairin treditor për industri ushtarake dhe mbrojtëse ASDA 2017 që do të mbahet në Split të Kroacisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ministri është paraparë të realizojë shumë takime bilaterale me përfaqësuesit nga Kroacia, SHBA-ja, Turqia, Suedia dhe Bosnjë e Hercegovina, njofton AIM.

Në panair marrin pjesë prodhues të teknologjive përparuese mbrojtëse. Panairi vizitohet edhe nga ministrat e mbrojtjes dhe përfaqësues nga ministritë dhe armatat e 74 shteteve në botë. /Telegrafi/