Site icon Telegrafi

Ministri Jevtiq shpenzon mijëra euro për blerjen e mobileve të reja (Dokument)

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtiq ka vendosur që zyrën e tij ta mobilojë.

Ministria që e udhëheqë Jevtiq do të shpenzojë plotë 6 486 euro për blerjen e mobileve, raporton ORAinfo.

Kjo ministri këtë javë ka kryer edhe procedurat e prokurimit për furnizim me mobile.

Zyra e Prokurimit në këtë ministri ka përzgjedhur kompaninë “Mob In” për furnizim me mobile.

Në këtë tenderë kanë aplikuar tre kompani, përderisa oferta më e shtrenjtë ka qenë ajo në vlerë 6 815 euro. /ORAinfo/Telegrafi/

Exit mobile version