Telegrafi

Ministri Jevtiq mirëpret ardhjen e Vuçiqit në Kosovë

Ministri për Kthim dhe Komunitete, Dalibor Jevtiq, deklaroi sot se është gjë e mirë që presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq do të qëndrojë në Kosovë të shtunën dhe të dielën, pasi serbët në Kosovë kanë për synim unitetin dhe paqen.

“Mendoj se kjo serbëve do t’ju japë siguri”, tha ai, duke shfaqur shpresën se serbët në Kosovës do të kenë rastin që në takim me presidentin e Serbisë të bisedojnë për situatën.

Vuçiq ka paralajmëruar ardhjen në Kosovë për këtë vikend, pas vrasjes së kreut të Iniciativës qytetare Liria, demokracia, drejtësia, Oliver Ivanoviq në Mitrovicën e Veriut. /KP/