Site icon Telegrafi

Ministri Jevtiç blen lopë 2000 euro

Ministria për Kthim dhe Komunitete i ka blerë 3.980 euro dy lopë në kuadër të projektit “Riintegrimi dhe stabilizimi i komuniteteve në Kosovë”, ndonëse çmimi real i një lope në treg është jo më shumë se 700 euro.

Blerja e dy lopëve me çmim dyfish më të shenjtë nga ministria që drejtohet nga Dalibor Jevtiç, është vetëm fillimi i tregimit për dhënien e kontratës kompanisë “Haxhijaha” nga Rahoveci. Zyra e Prokurimit në këtë Ministri përmes një tenderi ka përzgjedhur këtë operator ekonomik për t’ia dhënë kontratën me datë 14 tetor 2014.

Në njoftim për dhënie të kontratës që e posedon gazeta “Zëri”, askund nuk është specifikuar pesha e atyre dy lopëve, në mënyrë që të dihej se sa është paguar një kilogram mish nga kjo Ministri. /Telegrafi/

Exit mobile version