Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlut Çavusoglu sot do të jetë për vizitë në vendin tonë.
Kështu bëhet e ditur në një njoftim të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës.
Ministri turk do të aterojë në Aeroportin e Prishtinës në orën 17:30.
“Zëvendëskryeministrja e Kosovës, njëherësh ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, sot (e shtunë) do të mirëpret në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’ ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/