Ministri i jashtëm i Turqisë Mevlut Çavusoglu, ka quajtur Austrinë kryeqytet të racizmit radikal të premten, pasi kancelari Christian Kern ka sugjeruar të përfundojnë bisedimet për pranimin në Bashkimin Evropian me Ankaranë, shkruan Reuters.
Në një intervistë me transmetuesin TGRT Haber, Çavusoglu tha se komentet e Kern-it, kanë nxitur pjesërisht goditjen e autorëve të dyshuar të grusht shtetit të dështuar që ndodhi muajin e kaluar, dhe se ato fjalë ishin të shëmtuara.
“Kancelari austriak duhet së pari t’i hedh një sy vendit të tij. Një nga tendencat që është armik i të drejtave dhe vlerave njerëzore është racizmi, dhe sot Austria është kryeqyteti i racizmit radikal “, tha ai.
Kern, tha të mërkurën se do të fillojë një diskutim mes krerëve evropianë të qeverisë për të lënë bisedimet me Turqinë duke përmendur deficitet demokratike dhe ekonomike.
Bisedimet kanë bërë përparim të ngadaltë prej që filluan në vitin 2005, me vetëm një nga 35 kapitujt e nevojshëm, transmeton KosovaPress.