Ministri i Jashtëm i Turqisë ka nisur vizitën në Tiranë nga Xhamia e Namasgjasë, e cila edhe pse e përfunduar, nuk është inauguruar.
Burime diplomatike bënë të ditur se ministri Fidan ka ardhur në Tiranë në kuadër të një vizite zyrtare.
Pas vizitës në xhami ai u takua me biznesmenë turq.
Axhenda zyrtare fillon të hënën me takimin me ministrin e Jashtëm shqiptar, Igli Hasani.
Të dy ministrat pas takimit do të kenë edhe një konferencë të përbashkët për median.
Më pas mësohet se ministri i Jashtëm turk do të takohet me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.