Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu tha se nuk mund të marrë përsipër barrën e një vale të re emigrantësh nga Afganistani.
Turqia nuk pritet që të jetë strehë e një numri të afganëve që mundohen të largohen pasi nënkontroll e morën vendin talebanët.
“Si Turqi, ne kemi përmbushur detyrimet tona morale dhe humanitare në lidhje me migracionin”, tha Çavusoglu në një konferencë të përbashkët me Ministrin e Jashtëm gjerman, Heik Maas.
#Almanya DB Heiko Maas'la #Afganistan’daki son gelişmeleri ele aldık.
Wir haben mit #Deutschlands Bundesaußenminister @HeikoMaas die jüngsten Entwicklungen in #Afghanistan beraten. 🇹🇷🇩🇪 pic.twitter.com/zc9aeK5XoZ
— Mevlüt Çavuşoğlu (@MevlutCavusoglu) August 29, 2021
“As që bëhet fjalë që ne të marrim barrën shtesë të refugjatëve”, tha Cavusoglu.
Theksojmë se edhe presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan kishte deklaruar se vendin e tij nuk do ta shndërrojë në një “depo” të migrantëve.
Aktualisht janë 3.7 milionë refugjatë sirianë në Turqi që vendi i ka marrë si pjesë e një marrëveshjeje të vitit 2016 me Bashkimin Evropian. /Telegrafi/