Telegrafi

Ministri i jashtëm turk i bën thirrje SHBA-së t’a mbështes Turqinë në Idlib

Ministri i Jashtëm Mevlut Cavusoglu tha që Ankaraja dëshiron që Shtetet e Bashkuara të dërgojnë raketa Patriot në Turqi për të mbështetur në provincën veri-perëndimore të Sirisë, Idlib.

Cavusoglu e bëri komentin para gazetarëve të shtunën në kryeqytetin e Katarit Doha, pas një takimi me sekretarin e shtetit të SHBA-së Mike Pompeo.

Sulmet e forcave të qeverisë siriane vranë 55 ushtarë turq këtë muaj në Idlib.

Presidenti Tayip Erdogan ka kërcënuar forcat siriane nëse nuk tërhiqen drejt linjave të paracaktuara. /Telegrafi/