Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu, ka arritur në Kosovë, në kuadër të turit të tij në Ballkan.
Në Aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” ministri i Jashtëm turj është pritur nga Ministrja e Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.
“Jemi në Kosovën miqësore dhe vëllazërore, ndalesa e fundit e vizitës sonë në Ballkan”, ka shkruar në Twitter Çavusoglu.
Gönül coğrafyamız Balkanlar ziyaretimizin son durağı dost ve kardeş #Kosova’dayız.
In friendly and brotherly #Kosovo, final stop of our visit to the Balkans.🇹🇷🇽🇰 pic.twitter.com/rzIZwY3O6X
— Mevlüt Çavuşoğlu (@MevlutCavusoglu) June 18, 2022
Kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla dhe homologu i saj turk do të zhvillojnë një takim nesër në orën 09:00.
Pas takimit, Gërvalla dhe Çavusoglu do të japin deklaratë për media dhe do t’ju përgjigjen pyetjeve të gazetarëve. /Telegrafi/