Ministri i Jashtëm slloven, Karl Erjavec, sot qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë.
Gjatë vizitës në Prishtinë, Erjavec do të pritet nga kryeministri Ramush Haradinaj si dhe nga homologu i tij, Behgjet Pacolli.
Po ashtu Erjavec do të marrë pjesë edhe në Forumin Ekonomik Kosovë-Slloveni, ku do të jenë të pranishme afër 40 kompani sllovene të sektorëve të ndryshme.