Site icon Telegrafi

Ministri i Jashtëm rus tallet me presidencialet në SHBA: Ka shumë p***a rrotull (Video)

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov është tallur me fushatën amerikane gjatë një interviste për CNN.

I pyetur nga gazetarja e famshme Christiane Amanpour lidhur me “pussy-gate”, Lavrov tha se “ka aq shumë p***a rrotull sa që preferoj të mos komentoj”.

Paraprakisht ai kërkoi të falur për atë që do të thoshte.

Gazetarja e CNN ka shpërthyer në të qeshura pas batutës.

Amanpour është gruaja e James Rubin, ish ndihmës sekretar i Shtetit në kohën kur president ishte Bill Clinton. /Tema/

https://www.youtube.com/watch?v=osi_dHIr-34

Exit mobile version