Site icon Telegrafi

Ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov jep “fakte” për referendumin

Me titullin “fakte për referendum”, ministri për Punë të Jashtme, Nikolla Dimitrov në profilin e tij në rrjetin social Facebook sqaroi se pse mendon se referendumi është i suksesshëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“A është fakt se në referendum nuk kanë votuar gjysma e qytetarëve (903.169) nga të regjistruarit në Listën Zgjedhore (1.806.336)? Po.

A është fakt se Lista Zgjedhore nuk është aspak reale, nëse merren parasysh të dhënat nga Fondi për Shëndetësi dhe Sigurim? Po. 416.382 janë të mitur, pa të drejtë vote, nga gjithsej 2.872.466 të siguruarit.

A është fakt se referendumi ishte konsultativ, gjegjësisht i pa obligueshëm? Po.

A është fakt se për daljen e nevojshme është dashur 441.585 vota?. Po

A është një fakt që kemi pasur 609.813 vota? Po. Kjo do të thotë që nuk kemi nevojë për më shumë vota, por më shumë vota përsëri. A është e logjikshme të lavdërohet “kundër”, për rezultatin të jetë “Për”? Nuk është.

A është fakt se 609.813 qytetarë janë shumica e të gjithë qytetarëve që votuan në zgjedhjet parlamentare të vitit 2016 (1.191.854) dhe të të gjithë atyre që votuan në zgjedhjet lokale të vitit 2017 (1.079.876)? Po.

Dimitrov ndër të tjera jep edhe faktin se është fakt që në programin e OBRM-PDUKM-së në faqen 295 shkruhet se referendumi do të jetë i suksesshëm nëse mbështetet nga shumica e qytetarëve që do të ndalojnë të votojnë dhe jo shumica e votuesve të regjistruar? Po, shkruan në Facebook, Nikolla Dimitrov./Telegrafi/

Exit mobile version