Site icon Telegrafi

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Nikola Dimitrov viziton sot Kosovën

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikola Dimitrov do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë.

Gjatë vizitës së tij Dimitrov do të zhvillojë takime me krerët e shtetit.

Në orën 14:00 ai do të pritet nga homologu i tij, ministri Behgjet Pacolli ku pas takimit do të mbajnë një konferencë për media.

Pas kësaj në orën 14:30, Dimitrov do të takohet me kryeparlamentarin Kadri Veseli dhe në orën 15:10 ai do të zhvillojë një takim edhe me kryeministrin Ramush Haradinaj. /Telegrafi/

Exit mobile version