Telegrafi

Ministri i Jashtëm i Kroacisë për vizitë në Maqedoninë e Veriut

Ministri i Jashtëm dhe Punë Evropiane të Kroacisë, Gordan Grliq Radman sot do të qëndrojë për vizitë pune në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në kuadër të vizitës, Radman do të ketë takim me Ministrin e Jashtëm Nikolla Dimitrov, ndërsa do të takohet edhe me Presidentin Stevo Pendarovski.

Kroacia është udhëheqëse e KE-së në BE dhe në këtë kontekst përqendrimi i vizitës do të jetë perspektiva evropiane e vendin, thuhet në deklaratën e MPJ-së së Maqedonisë së Veriut./Telegrafi/