Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, do të jetë nikoqir i homologut të tij grek, ministrit të Jashtmëm, Nikolaos Kotzias, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Republikën e Kosovës.
Takimi në mes kreut të diplomacisë greke Kotzias dhe atij kosovar, Pacolli do të zhvillohet të enjten, më datë 12 prill në objektin e Ministrisë së Punëve të Jashtme me fillim në ora 14:40.
Të dy ministrat do të kenë një konferencë të përbashkët për media, në ora 15:30.