Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Sigmar Gabriel, vazhdon sot vizitën në Kosovë.
Gabriel do të takohet me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ndërsa mbrëmë ka takuar kryeministrin Ramush Haradinaj.
Gabriel ka thënë se gjatë vizitës së tij në Serbi ua ka bërë të qartë se për tu integruar në Bashkimin Evropian duhet ta njohin Kosovën.
“Ne sot edhe në Beograd e kemi theksuar, që nëse Serbia dëshiron të shkojë në drejtim të BE-së, duhet që të plotësojë kriteret e shtetit ligjor dhe natyrisht edhe pranimin e pavarësisë së Kosovës. Ky është një parakusht për rrugën e tyre për në BE dhe për këtë ju mund të llogarisni në mbështetjen tonë”, tha të mërkurën Gabriel. /Telegrafi/