Site icon Telegrafi

Ministri i Jashtëm gjerman, s’e kupton Serbinë

Është e pakuptueshme dhe e papranueshme për mua, që shumica e popullatës në Serbi ende mendojnë, që Rusia u ofron ndihmë më të madhe finaciare, tha ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel.

“Problemet kryesore të Ballkanit e kanë origjinën në vendet përkatëse: reformat e vonuara, korrupsioni, stagnimi ekonomik dhe paqëndrueshmëria politike”, tha Gabriel.

Ai theksoi se ndihmat që i ofrohen rajonit të Ballkanit nga Bashkimi EVvropian duhen të kenë më shumë rezultate.

“Unë nuk e kuptoj që, për shembull, që nga rruga e aeroportit për në qendër të Beogradit shoh reklama të mëdha dedikuar marrëdhënieve ruso-serbe, ndërsa nuk shihet e njëjta gjë për bashkëpunimin me BE-në”, shtoi ai. “Ne duhet t’i përshpejtojmë projektet e mëdha infrastrukturore, që janë ekonomikisht të domosdoshme dhe përmbajnë një simbolikë të fortë – si për shembull autostrada ndërmjet Serbisë, Kosovës dhe Shqipërisë”. /DW/

Exit mobile version