Sanksionet e reja kundër Rusisë duhet të drejtohen ndaj njerëzve të duhur, tha sot Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Heiko Maas.
Ai gjithashtu shtoi se pezullimi i tubacionit të gazit Nord Stream 2 vetëm do ta shtynte Rusinë më afër Kinës.
“Ata që vënë në dyshim Nord Stream 2 duhet gjithashtu të marrin në konsideratë, të paktën gjeo-strategjikisht, cilat do të jenë pasojat dhe çfarë do të thotë kjo për ndikimin e Evropës në Rusi”, u tha Mas ligjvënësve gjermanë.
“Duhet të jetë absolutisht e qartë se ku do të çojë kjo në një kuptim gjeostrategjik: kjo do t’i sjellë Rusinë dhe Kinën më afër”, shtoi ai, raporton reuters.
Ndryshe, vendosja e tubave në pjesën daneze të trasesë së tubacionit të diskutueshëm dhe pothuajse të përfunduar ruso-gjerman të gazit Nord Stream 2 ka vazhduar këto ditë. Siç është njoftuar, ajo duhet të përfundojë deri në fund të muajit prill, raportojnë mediat gjermane. Autoritetet atje vazhdojnë të insistojnë në përfundimin e ndërtimit të tubacionit, pavarësisht sanksioneve të SHBA-së që përpiqen të ndalojnë çështjen. /Telegrafi/
Wir haben unser Interesse an einem besseren Verhältnis mit #Russland und unsere Dialogbereitschaft sehr klar gemacht. Der Schlüssel dafür aber liegt zurzeit nicht in Berlin oder Brüssel, sondern in Moskau. #Bundestag (2/2)
— Heiko Maas 🇪🇺 (@HeikoMaas) February 10, 2021