Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, ka thënë se Gjermania është e vendosur ta ndihmojmë Kosovën, “këtë ua kemi thënë kolegëve kosovarë javën e kaluar, se ata duhet të besojnë fort në mbështetjen e Gjermanisë”.
Shefi i diplomacisë gjermane tha se, Gjermania dëshiron perspektivë evropiane për Kosovën, “ndërsa reformat, të cilat janë kryer atje [Kosovë], janë mbresëlënëse dhe duhet të pranohen”.
Maas, i cili ka konfirmuar mbështetjen e mëtejme financiare të Gjermanisë për Kosovën, i ka thënë gjermane “Shtutgarder Nachrichten” se Qeveria gjermane e konsideron të gabueshme nëse BE-ja dhe Gjermania heqin dorë nga mbështetja për Kosovën, përfshirë këtu dhe ndihmën financiare. “Po të ndodh kjo , për një kohë të shkurtër do të shembet e gjitha ajo që është arritur me një mund të madh për një kohë të gjatë”, transmeton RTK.
Në artikullin e gazetës gjermane, Maas citohet të ketë thënë se “reformat të cilat janë kryer atje, janë mbresëlënëse dhe ato duhet të pranohen”.
Edhe pse kanë kaluar 20 vite pas përfundimi të luftës, në të cilën ishte e angazhuar NATO dhe partnerët e saj në Kosovës, Maas konfirmon edhe më tej vazhdimin e ndihmës financiare të Gjermanisë për këtë vend.
“Duam perspektivë evropiane për Ballkanin Perëndimor dhe për Kosovën. Reformat të cilat janë kryer atje, janë mbresëlënëse dhe ato duhet të pranohen”, ka thënë ai.
“Gjermania është e vendosur të ndihmojë Kosovën – dhe këtë ua kemi thënë kolegëve kosovarë javën e kaluar, se ata duhet të besojnë fort në mbështetjen tonë”, tha Maas.
Qeveria gjermane shkruan ‘Stuttgarder Nachriten’, nga viti 2014 deri në vetin 2018, ka mbështetur Kosovën me gjithsej 179,33 milionë euro. Paratë kanë shkuar për zhvillimin e infrastrukturës, ekonomisë dhe reformave në administratë dhe gjyqësi, por edhe për të ndihmuar në luftimin e krimit të organizuar dhe kriminalitetit.
Përveç kësaj ndihme direkte financiare nga Gjermania, Kosova ka marrë brenda periudhës 2014 – 2017 më shumë se 350 milionë euro nga Bashkimi Evropian. Ndërkaq, për periudhën njëvjeçare 2018 – 2019, Bashkimi Evropian ka parashikuar një ndihmë financiare prej 295,3 milionë euro për Kosovën.
Sipas artikullit të gazetës gjermane injeksioni financiar nga Bashkimi Evropian për Kosovën përbën pothuaj një të tretën e buxhetit shtetëror të Kosovës.