Telegrafi

Ministri i Jashtëm finlandez për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Finlandës, Peka Javisto do të realizoi takim zyrtarë në Maqedoninë e Veriut. Vzita zhvillohet në një kohë të rëndësishme për të ardhmen evropiane të vendit tonë dhe në një kohë kur Finlanda udhëheqë me presidencën e BE-së.

Fokusi i bisedimeve pritet të jetë në pritjet dhe perspektivat e Republikës së Maqedonisë së Veriut, arritjet e agjendës së reformës së brendshme dhe përparimin në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, si dhe aktivitetet dhe mbështetjen nga presidenca aktuale e Finlandës, në pritje të Këshillit të BE-së në tetor.

Gjatë vizitës, Ministri finlandez do të takohet me homologun e tij Nikolla Dimitrov. Janë planifikuar takime edhe me presidentin Stevo Pendarovski si dhe me kryeministrin Zoran Zaev./Telegrafi/