Telegrafi

Ministri i Jashtëm estonez pyetet nga gazetarja nëse dëshiron ta shoh Putinin në burg, ai përgjigjet shkurt: Në ferr

Ministri i Jashtëm i Estonisë, ka treguar haptazi se në asnjë variant nuk dëshiron të ketë punë me presidentin rus Vladimir Putin.

Gjatë një interviste dhënë për Deutsche Welle, ai është pyetur nëse do të dëshironte ta shihte presidentin rus në burg, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, përgjigja e tij ishte përtej asaj çfarë kishte pritur gazetarja e DW që po e intervistonte. Ai me pak fjalë lëri të kuptohet se burgu është pak për Putinin.

Gazetarja e pyeti direk nëse do të dëshironte ta shihte Putinin në burg, Urmas Reinsalu ishte i prerë në përgjigjen e tij: “në ferr”.

E videoja e këtij momenti është bërë virale në rrjetet sociale, ku deri më tani është shpërndarë në masë të madhe. /Telegrafi/