Site icon Telegrafi

Ministri i jashtëm austriak takon Gërvallën: Kosova mund të llogarisë në përkrahjen e Austrisë drejt një të ardhme të përbashkët

Ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë, Michael Linhart ka zhvilluar së fundmi një takim me ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla e cila është duke qëndruar në Bruksel në kuadër të takimit të ministrave të Jashtëm të Evropës Juglindore.

Linhart përmes një postimi në Twitter ka shkruar se Kosova mund të llogarisë në Austrinë si partner në rrugën e saj drejt integrimit në BE.

“Kënaqësi ta takohem me kolegen time Donika Gërvalla për herë të parë në Bruksel dhe të diskutojmë për rrugën drejt BE-së. Kosova mund të llogarisë në përkrahjen e Austrisë si partner i saj në rrugën drejt një të ardhmeje të përbashkët”, ka shkruar Linhart. /Telegrafi/

 

Exit mobile version