Site icon Telegrafi

Ministri Jashari takohet me Orav dhe Baily

Ministri i Drejtësisë Adnan Jashari, ka pritur në takim të përbashkët, ambasadorët në Maqedoni, të SHBA-së Jess Baily dhe të BE-së Aivo Orav, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në këtë takim është diskutuar fillimisht për situatën e përgjithshme politike të krijuar së fundmi në Maqedoni. Gjithashtu gjatë këtij debati është diskutuar për raportin e fundit të Komisionit të Venedikut, që u referohet dy ligjeve, atë Privatësisë dhe Denoncuesit që vijn si ligje nga marrëveshja e Përzhinos e nënshkruar nga katër partitë politike.

Pjesë e bisedës ishte edhe Kodi zgjedhor dhe kryqëzimi i të dhënave nga KSHZ-ja për identifikimin e votuesve fiktiv.

Ministri Jashari dhe ambasadorët kanë shprehur vullnet për bashkëpunim për zgjidhjen e problemeve që e kanë kapluar Maqedoninë. /Telegrafi/

Exit mobile version