Site icon Telegrafi

Ministri japonez i Tregtisë: Trump keqkupton tregtinë

Ministri japonez i Tregtisë Hiroshige Seko tha se politika tarifore e presidentit Donald Trump pasqyron një keqkuptim serioz të rëndësisë së tregtisë së lirë dhe kontributin e kompanive japoneze në ekonominë amerikane.

Ai në një intervistë për AP paralajmëroi se Tokio mund të marrë masa nëse SHBA-ja përmbushin kërcënimet për të ngarkuar një tarifë prej 25 për qind në importet e makinave japoneze, ndërsa nuk përjashtoi futjen e masave reciproke.

Seko shprehu shqetësimin se tensione të tregtisë mund të jenë të dëmshme për ekonominë globale.

Komentet e tij erdhën pasi SHBA dhe Kina imponuan tarifa shtesë për importin reciprok të mallrave me vlerë miliarda dollarë sot.

Seko tha se Tokio po përpiqet të bindë Trump që të mos mendojë më se produktet japoneze përbëjnë një kërcënim për sigurinë amerikane. /Telegrafi/

Exit mobile version