Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani ka thënë se heqja e barrikadave në veri të Kosovës është rezultat i punës së bërë mes Bashkimit Evropian, SHBA-së dhe NATO-s për zbutjen e tensioneve.
Tajani përmes një statusi në rrjetin social në Twitter ka thënë se Qeveria e Serbisë dhe ajo e Kosovës duhet të punojnë për të forcuar një dialog nën patronazhin e BE-së.
“Heqja e barrikadave është një rezultat i mëtejshëm i punës së bërë në sinergji me BE-në, SHBA-në dhe NATO-KFOR për të zbutur tensionet në Kosovë. Qeveria serbe dhe ajo e Kosovës duhet të punojnë për të forcuar një dialog nën patronazhin e BE-së. Italia do të vazhdojë të bëjë pjesën e saj”, ka shkruar Tajani. /Telegrafi/
Ndryshe, barrikada e vendosur për disa ditë rresht në fshatin Zupç të Zubin Potokut është larguar të premten nga disa persona. Ndërsa, të enjten janë larguar disa barrikada si në fshatin Rudarë, i cili gjendet në komunën e Zveçanit, në komunën e Leposaviqit dhe një në Komunën e Zubin Potokut.
Barrikadat janë vendosur nga grupet kriminale të cilët veprojnë në veri të Kosovës, pas arrestimit të ish policit Dejan Pantiq, i dyshuar për sulm ndaj institucioneve të Kosovës, saktësisht zyrave të KQZ në veri të vendit.
La rimozione dei blocchi stradali è un ulteriore risultato del lavoro fatto in sinergia con Ue, Usa e @NATO_KFOR per allentare le tensioni in Kosovo. I Governi serbo e kosovaro lavorino per rafforzare un dialogo sotto l’egida dell’Ue. L’Italia continuerà a fare la sua parte.
— Antonio Tajani (@Antonio_Tajani) December 30, 2022