Ministri Vincenzo Spadafora ka përsëritur dëshirën e tij për të rifilluar stërvitjet më 4 maj, por paralajmëroi që ‘sporti nuk është vetëm futboll’.
Spadafora është Ministri i Sportit në Itali dhe, ashtu si FIGC dhe Lega Serie A, është i prirur të shohë rifillimin e sezonit përfundimisht.
Ai pasdite do të takojë drejtuesit e futbollit italian, ku tema e rifillimit do të jetë e nxehtë në rendin e ditës.
“Media po përqendrohet në futboll, nëse sezoni rinis apo jo, por sporti nuk është vetëm futboll dhe futbolli nuk korrespondon vetëm me Serie A”, ka thënë fillimisht Spadafora për gazetarët.
“Pas kësaj emergjence, ne do të duhet të riorganizojmë këtë sektor, për t’u garantuar punonjësve të sportit një bonus që u lejon atyre të trajtohen në të njëjtën kohë me shumë të tjerë”.
“Ne duhet të fillojmë përsëri, duke pasur parasysh vlerën e madhe ekonomike dhe sociale të sportit. Ekziston një dëshirë e madhe nga ana jonë për të rifilluar, por qëllimi i parë është të garantojmë mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve tanë”.
“Pas kësaj, është qëllimi ynë të studiojmë një program që lejon skuadrat të fillojnë përsëri stërvitjet nga 4 maji dhe më pas mund të mendojmë për rifillimin e ligave, ndërsa gjithnjë prioritet kemi shëndetin e profesionistëve”, përfundoi ministri.
Data e 4 majit përkon me datën kur Italia pritet të fillojë të lehtësojë kufizimet e bëra shkaku i infektimit të madh nga coronavirusi. /Telegrafi/