Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka shfrytëzuar sot motin me borë, për vrapim në shtigjet e Parkut të Gërmisë.
Ismaili, përmes një postimi në Facebook, bëri të ditur se sot bashkë me alpinisten e njohur Arineta Mula dhe një grup të rinjësh ka vrapuar nëpër shtigjet e mbulura me borë në Gërmi.
Postimi i plotë i Ismailit:
“Sot e sfidova veten të vrapoj ? me Arinetën, e cila ka ngjitur majat më të larta në botë, si: Mount Everest, Ama Dablam, Matterhorn, Eiger, Mount Blanc, Kilimanjaro etj. Ne vrapimin e bëmë në Parkun e Gërmisë . Kosova jonë ka natyrë të bukur për aktivitete, andaj organizatat si #KosovoTrailRunningAssociation organizojnë dhe inkurajojnë të gjithë, pa dallim moshe, që të ngjiten shtigjeve të bukura të vendit tonë.
Vrapimi ? është më i lirë se terapia ?⚕! #jetoshëndetshëm #ediel #inspirim” (sic), ka shkruar Ismaili./Telegrafi/