Site icon Telegrafi

Ministri Ismaili: Po përmirësojmë kushtet në Spitalin e Gjilanit

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka prezantuar punimet që po zhvillohen në Spitalin e Gjilanit për t’i përmirësuar shërbimet shëndetësore.

Ai ka thënë se edhe Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit, sikur spitalet tjera në Kosovë, ka vuajtur prej mungesës së vëmendjes dhe investimeve.

“Përveç rinovimit të shërbimit emergjent, kemi nisur edhe rinovimin e objektit të Ambulancave Specialistike.”, ka shkruar në Facebook, ministri Ismaili.

Në këtë spital, ditë më parë u përurua shërbim i ri emergjent, një investim rreth 200 mijë euro.

Edhe objekti i Ambulancave Specialistike do të transformohet tërësisht.

Ismaili ka thënë gjendja e këtij spitali akoma nuk është në nivelin që dëshirojmë ta shohim, por, me investimet që po bëhen të mundura falë luftës kundër korrupsionit, shërbimet mjekësore për qytetarët tanë po përmirësohen. /Telegrafi/

Exit mobile version