Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Uran Ismaili sot në orën 14:00, do të vizitojë lokacionin ku po zhvillohen punimet në ndërtimin e Spitali Pediatrik Kirurgjik në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Me këtë projekt priten që të integrohen të gjitha shërbimet shëndetësore që kanë të bëjnë me fëmijët.
Ndërtimi i Spitali Pediatrik Kirurgjik është donacion prej 22 milionë eurosh për Kosovën, i ndarë nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
Foto: Arkiv