Një politikan indian, i cili piu ujë nga një ‘Lum i Shenjtë’ i ndotur për të dëshmuar se ishte i pastër, thuhet se është shtruar në spital.
Sipas independent, kryeministri i Punjabit, Bhagwant Mann, piu nga Kali Bein, një “lumë i shenjtë” në Sultanpur Lodhi, para se të kërkonte kujdes mjekësor.
Në fillim të kësaj jave, ai u shtrua në spitalin Indraprastha Apollo në Delhi për shkak të dhimbjes së barkut.
Punjab Chief Minister openly drinks a glass of polluted water from a ‘holy river’ to prove that water is clean. Now admitted to hospital. pic.twitter.com/MH1OLwUlUw
— Ashok (@ashoswai) July 21, 2022
Mësohet se ai po i nënshtrohet analizave mjekësore gjersa u transportua urgjentisht me aeroplan nga rezidenca zyrtare në Chandigarh.
Kali Bein ka një rëndësi të madhe për fenë Sikh. Nanak Dev, Nanak i parë, besohet se ka gjetur iluminim atje.
Incidenti ndodhi në 22-vjetorin e një operacioni të krijuar për të pastruar lumin e nisur në vitin 2000 dhe Mann piu nga Kali Bein për të provuar suksesin e tij.
Dekada më parë, ujërat e zeza dhe mbetjet industriale rrodhën hapur në Kali Bein ndërsa barërat e këqija rriteshin në brigje.
Edhe pse lumi është shumë më i pastër se dikur, pirja e tij nuk rekomandohet aspak. /Telegrafi/