Një ministër në Indi po shihet si hero pasi i futi duart në kanalizimet e një sistemi kullimi, në kuadër të një fushate që qeveria ka lansuar për ndërgjegjësimin mbi pastërtinë.
Videoja e Velu Narayanasamy, i cili fut duart në kanal për të hequr një grumbull mbeturinash, u bë virale në kohë rekord.
Me doreza në duar, ai pastroi kanalin, një punë që i mori 10 minuta.
Në Indi vijon prej disa kohësh fushata Swahhta Hi Seva, një plan 4-vjeçar i kryeministrit Narendra Modi, i nisur në 2014, që synon pastrimin e rrugëve të vendit./tema/
#SwachhataHiSeva #SwachhBharat #SwachhBharatMission cleaning at #Nellithope #Puducherry pic.twitter.com/FkeKvfClZK
— V.Narayanasamy (@VNarayanasami) October 1, 2018