Telegrafi

Ministri indian filmohet duke urinuar në natyrë (Video)

Ministri për ruajtjen e ujit në Indi është duke u përballuar me kritika të shumta kohët e fundit.

Arsyeja është se Ram Shinde është filmuar duke urinuar në një fushë, pavarësisht politikave të qeverisë që po mundohet të bindë njerëzit që të përdorin tualetet.

Opozitarët e kanë konsideruar këtë veprim të njërit prej ministrave, si dështim të gjithë fushatës së qeverisë aktuale mbi pastërtinë.

Sipas BBC, përcjell tvklan.al, Ram Shinde, është justifikuar duke thënë se ishte thirrje e natyrës sepse nuk ndihej mirë dhe se nuk mund të gjente një tualet tjetër.