Paleta druri si dhuratë dasme, në mënyrë që të përdoren kundër burrave të dehur dhe të dhunshëm.
Është kjo dhurata e pazakontë e bërë nga një ministër i shtetit indian të Madhya Pradesh, Gopal Bhargava, për 700 femra në prag të një martese masive të organizuar në qytetin e Grahakota.
Në shkopinj shkruhej, “Një dhuratë për t’u përdorur kundër pijanecëve, policia të mos ndërhyjë”.
Bhargava deklaroi për mediat se synimi është që të vihet në pah problematika e dhunës në familje sidomos në rastet e të alkoolizuarve, pasi policia nuk është në gjendje të kontrollojë rrezikun e shkaktuar nga ky problem.
“Kanë një përdorim të dyfishtë, femrat mund t’i përdorin për të larë dhe nëse burrat e tyre nuk i dëgjojnë dhe vazhdojnë t’i dhunojnë, mund të përdoren si armë vetëmbrojtëse. Nisma ime nuk është që të promovoj dhunën, por një mënyrë për të parandaluar abuzimet”, tha ai. /noa.al/