Shala vlerësoi se anëtarësimi i SHGSK-së është arritje dhe një ngjarje e rëndësishme për gazetarinë dhe sportin e Kosovës.
“Ky është një kurorëzim i punës dhe angazhimit të SHGSK-së dhe gazetarëve që përcjellin dhe raportojnë me profesionalizëm ngjarjet dhe jetën sportive në vendin tonë”, thuhet në njoftimin e MKRS-së.
Shala u shpreh se anëtarësimi përbën një lajm historik për gazetarinë sportive të Kosovës, dhe kjo duhet të shfrytëzohet në avancimin e mëtejmë jo vetëm të gazetarisë sportive, por edhe të sportit në përgjithësi.
Zëvendëskryeministri, ndër të tjera tha se ky anëtarësim është një dëshmi e sukseseve të sportit të Kosovës dhe ndërkombëtarizmit të tij në të gjitha sferat.
Shala tha se MKRS-ja do të mbështesë në vazhdimësi sportin e Kosovës, e në këtë kontekst edhe punën e SHGSK-së.