Mielli nga Kosova, që është ndaluar për t’u transportuar në Shqipëri, nëse ai ka më pak se 12.5% proteina, ka ngjallur debate në Kosovë, tek institucione gjegjëse dhe tek prodhuesit e miellit në Kosovë.
Kjo, pasi që Ministria e Bujqësisë së Shqipërisë kërkon standarde të njëjta me Bashkimin Evropian sa i përket cilësisë së miellit të importuar.
E për të tejkaluar këtë problem, ministri i Bujqësisë së Shqipërisë, Edmond Panariti, është thirrur në Kosovë në një takim me kryeshefin ekzekutiv të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, Valdet Gjinovcin.
Të dy këto instanca do të takohen sot, për të diskutuar se si të tejkalojnë këtë proces.
“Takimi do të ketë për qellim tejkalimin e problemit të eksportit të miellit nga Kosova për në Shqipëri. Të ftuar në këtë takim do të jenë edhe përfaqësuesit e bizneseve prodhuese të miellit nga Kosova”, thuhet në njoftimin që ka ardhë nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës./Telegrafi/