Telegrafi

Ministri Hyseni merr pjesё nё konferencёn rreth energjisё sё ripёrtёritshme

Nё konferencën nё tё cilёn po marrin pjesё dhe njё numёr ministrash dhe pёrfaqёsuesish tjerё tё lartё tё vendeve tё ndryshme si Algjeria, Qiproja, Egjipti, Iraku, Izraeli, Jordania, Kuvajti, Libani, Katari, Omani, Rumania, Sllovakia, Spanja, Siria, Tunizia, Turqia, Emiratet e Bashkuara Arabe, Mbretёria e Bashkuar, si dhe nga shtetet tjera tё BE-sё dhe Ballkanit Perёndimo ёshtё biseduar pёr rolin e energjisё, energjinё e ripёrtritshme dhe zhvillimin e tregut tё energjisё mjedisore, hulumtimet dhe teknologjitё, si dhe zhvillimin e energjisё solare pёrmes nismave ekzistuese dhe tё planifikuara.

Gjatë fjalës së tij, Ministri Hyseni ka shprehur pёrkushtimin e Republikёs sё Kosovёs pёr zbatimin dhe pёrmbushjen e plotё tё dispozitave tё Marrёveshjes pёr themelimin e Komunitetit tё Energjisё nё lidhje me legjislacionin e BE-sё pёr projektet e reja tё gjenerimit tё energjisё, përkatësisht nё fushёn e energjisё, mjedisit dhe konkurrencёs.

Gjatё qёndrimit nё Bruksel, Ministri Hyseni ka pasur edhe disa takim tjera. /Telegrafi/