Telegrafi

Ministri Hyseni bisedoi me përfaqësuesit e FMN-së për procedurat e anëtarësimit të Kosovës

Delegacioni i kryesuar nga z. Robert Hagemann ka biseduar me ministrin Hyseni për procedurat e anëtarësimit të Kosovës në FMN, pas kërkesës zyrtare të Qeverisë së Republikës së Kosovës, nënshkruar nga kryeministri Hashim Thaçi, gjatë zhvillimit të Konferencës së Donatorëve në Bruksel.

Në këtë takim, ministri Hyseni ka premtuar angazhimin e plotë të të gjitha institucioneve relevante të Kosovës për t’i përmbushur kriteret e kërkuara për anëtarësim në këtë institucion prestigjoz financiar ndërkombëtar, njofton Zyra për informim pranë MPJ. /RTK/