Telegrafi

Ministri Hyseni: Absurditeti i ndalimit të Haradinajt nuk mund të përshkruhet me fjalë

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni ka thënë se beson që drejtësia ndërkombëtare, në të cilën është edhe drejtësia franceze, sa i përket rastit të ndalimit të liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

“Absurditeti i ndalimit të Haradinajt nuk mund të përshkruhet me fjalë, sepse është Haradinaj ai që ka dëshmuar pafajësinë në dy raste”, ka thënë Hyseni.

“E kam vizituar Haradinajn në vitin 2010 në Hagë. Jam entuziazmuar me besimin që Haradinaj kishte në drejtësinë ndërkombëtare. Dhe është ai besim që Haradinajn e ka kthyer faqebardhë. E përmenda këtë për një qëllim të vetëm. Që ta theksoj nevojën e besimit në drejtësinë ndërkombëtare”, ka thënë ndër tjerash ministri Hyseni. /Telegrafi/