Avokati i njohur Azem Vllasi, dikur edhe politikan me funksione të larta tani e tutje do ta ketë edhe një pozicion të ri.
Vllasi do të jetë këshilltar i jashtëm i Ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj.
TV Dukagjini merr vesh nga burime të tij se Vllasi do të jetë i ngarkuar vetëm me çështje të Bosnjë dhe Hercegovinës dhe tashmë i janë përcaktuar detyrat por pa i specifikuar ato.
“Hoxhaj e ka emëruar Vllasin si këshilltar të jashtëm për Bosnjën dhe do të ketë disa detyra specifike. Ministri e ka menduar se Kosova mund të përfitoj edhe më shumë e veçmas politika e jashtme në raport me Bosnjën për shkak të përvojës së Azem Vllasit dhe kontakteve që ai ka”, i ka thënë burimi Dukagjinit.