Telegrafi

Ministri Hoti takoj përfaqësuesin e Bankës Botërore

Ministri i Financave Avdullah Hoti, priti në takim njoftues Jan-Peter Olters, përfaqësues i Bankës Botërore në Kosovë, me të cilin bisedoi lidhur me bashkëpunimin e ndërsjellët dhe projektet të cilat financohen nga Banka Botërore.

Ministri Hoti e njoftoi përfaqësuesin e Bankës Botërore për Buxhetin e Kosovës dhe objektivat e Qeverisë së re të cilat pritet të aprovohen në janar 2015. Ai gjithashtu e falënderoi BB-në për bashkëpunimin dhe kontributin në zhvillimin ekonomik të vendit.

Në takim është diskutuar edhe rreth projekteve në fushën e energjisë përkatësisht efiçiencës së energjisë, në fushën e edukimit, si dhe në shëndetësi.

Ndërsa, Olters e uroi Hotin për pozitën e re dhe e vlerësoi lartë nivelin e deritashëm të bashkëpunimit të Kosovës me Bankën Botërore dhe theksoi gatishmërinë e saj për përkrahjen e projekteve zhvillimore edhe në të ardhmen. /Telegrafi/