Ministri i Financave Avdullah Hoti, priti sot në takim kryetarin e Aleancës Kosovare të Biznesit (AKB) Agim Shahini, ku biseduan për gjendjen aktuale biznesore në Kosovë dhe thellimin e bashkëpunimit në mes të dy institucioneve.
Ministri Hoti falënderoj Shahini për angazhimin e tij në përkrahje të bizneseve dhe shprehi gatishmërinë e tij si Ministër i Financave për bashkëpunim më të thellë me AKB-në.
Ai gjithashtu theksoi se së bashku me përfaqësuesit e bizneseve në Kosovë do të angazhohet për krijimin e një klime sa më të mirë për të bërë biznes në Kosovë, e cila na shpie drejtë zhvillimit ekonomik të vendit.
Ndërsa, nga ana e tij Shahini uroj Ministrin Hoti për funksionin e ri dhe shprehi gatishmërinë e tij dhe të institucionit të cilin e drejton për bashkëpunim dhe mbështetje dhe theksoj se AKB-ja do të jetë përkrahëse e vendimeve të cilat na qojnë drejtë zhvillimit të biznesit dhe luftimit të ekonomisë jo formale. /Telegrafi/